Rey Manaj po rezulton një goditje e madhe për Sivasspor, teksa këtë sezon, sulmuesi shqiptare ka “marrë për dore” skuadrën drejt rezultateve të rëndësishme. Manaj është në garë për golashënuesin e Superligës së Turqisë, teksa për momentin e sheh veten në vendin e 3-të me 18 gola.
Më shumë gola se ylli kuqezi kanë shënuar vetëm Mauro Icardi (21 gola te Galatasaray) dhe veterani Dzeko (20 gola te Fenerbahçe.
Deri në fund të sezonit, janë në program edhe katër ndeshje. Padyshim, 27-vjeçari kërkon të lërë gjurmë në transfertën e Stambollit me 5 maj ndaj Galatasrayt. Nëse shikojmë kalendarin, kundërshtarët e fundit si Basaksehir, Istanbulspor dhe Kayserispor janë skuadra që Manaj ka mundësi t’u shënojë gol.
Rey Manaj në garë për golashënuesin e Superligës së Turqisë, duel në distancë me Dzekon dhe Icardin
RELATED ARTICLES