Pas një dite pushimi, të martën Dinamo iu rikthye fushës stërvitore në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e së shtunës me Vllazninë.
Në fushë ishte edhe sulmuesi Tahiri, që mungoi kundër Laçit për shkak dëmtimi. Bluve u rikthehet për këtë sfidë mesfushori Gudiabi, i cili nuk ishte i disponueshëm për shkak kartonësh në ndeshjen e fundit. Stafi teknik ka edhe 3 ditë kohë ta përgatisë skuadrën për transfertën e së shtunës.
Sfida është e një rëndësie të veçantë pasi një fitore do ta mbante Dinamon në garë për një vend mes katër të parave që marrin pjesë në “Final Four”dhe vazhdojnë luftën për titullin kampion dhe pjesëmarrjen në Europë.