Sunday, December 22, 2024
HomeUncategorizedSi u vra në mënyrë aq perfekte Eduart Reçi nga distanca dhe...

Si u vra në mënyrë aq perfekte Eduart Reçi nga distanca dhe ku qëndruan autorët?

Vrasja e biznesmenit të ndërtimit  në Tiranë, Eduard Reçi, është organizuar në një formë thuajse perfekte, që deri më tani, është duke ia vështirësuar punën grupit hetimor për të shkuar në ndonjë gjurmë të autorit apo autorëve të dyshuar.
Atentatorët, të cilët e kishin vënë në vëzhgim biznesmenin, e ruajtën në pallatin e ndërtuar prej tij ku edhe banonte, për të gjetur momentin e pagabueshëm për ta vrarë. 



52-vjeçari Eduart Reçi u qëllua nga një distancë prej 20-30 metrash. Në këtë përfundim paraprak ka dalë grupi hetimor pas disa ekspertizave të kryera në vendin ku u ekzekutua me plumb në kokë. Nga rindërtimi i dinamikës së ngjarjes, hetuesit kanë dyshime se autori i vrasjes ka qenë në një godinë në rrugën Faik Konica. Pra objektivi është qëlluar nga tarraca e një godine pranë vendit të ngjarjes. Viktima dyshohet se është goditur nga predha në pjesën e pasme të kokës.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments