Gjykata Kushtetuese rrëzon ankimin e Sali Berishës për masën e sigurisë ‘detyrim me paraqitjeje’, dhënë fillimisht nga GJKKO për ish-kryetarin e PD-së në hetim për ‘korrupsion’ pasiv për aferën e privatizimit të ish-kompleksit Sportiv Partizani.
Në vendimin e Gjykatës Kushtetuese që është marrë unanimisht, thuhet se nuk ishte i nevojshëm autorizimi i Kuvendit dhe se kjo masë nuk përbën kufizim të lirisë personale.
Por Kushtetuesja shfuqizoi vendimin e GJKKO për “ndalimin e daljes jashtë vendit”, që ka të bëjë me sekuestrimin e pasaportës.
Vendimin e shpalli sot në orën 19:00, vetë Kryetarja e Gjykatës, Holta Zaçaj, në një komunikim me gazetarët, “në lidhje me çështjen me kërkues Sali Berisha”.