Ende mister vrasja makabre e 14-vjeçarit Martin Cani një javë më parë pranë shkollës “Fan Noli”. Portali “JOQ Albania” shkruan se i përfshirë në ngjarje ka qenë dhe një i mitur me iniciale K.B, i cili sipas denoncimit rezulton se është marrë në pyetje nga oficerët e Policisë së Shtetit, por është lënë i lirë në rrethana të panjohura dhe emri i tij është fshirë nga proces-verbalët.
“K.B është djali i Maksim Bejkaj, hetues në Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe Nevila Bejkaj, Specialiste e Regjistrave dhe Statistikës pranë Prokurorisë së Posaçme”, thuhet në denoncim.
Edhe babai i 14 vjeçarit tjetër që u plagos gjatë sherrit dhe ndodhet në spital, Luis Meçja, ka deklaruar se djali i tij është goditur nga pas shpine me një “biçak” të vogël. Sipas zotit Fiqiri Meçja, personi që mbante thikën e vogël dhe goditi i pari në shpatull djalin e tij, është pikërisht djali i dy zyrtarëve të lartë të drejtësisë.
“Po ta them me emër që personi i parë që e ka goditur Luisin me thikë pas shpine është Kledjon Begaj (siç ka deklaruar ai në TV), bashkëmoshatar dhe shok i autorit tjetër. Ky Kledjoni e ka pasur thikën më të vogël thikën dhe këto dëshmi i dhashë sot te Drejtoria e Policisë.
Kledjoni e ka goditur i pari në shpatull djalin tim, është më shkurtër si plagë dhe më e ngushtë, herën e dytë e ka goditur ky djali që është kapur Mario, dy herë dhe në fund pastaj e kanë goditur të dy se djali ka ikur i fundit pasi ka parë Martinin të rrëzuar në tokë”, tha babai i Luisit në Euronews Albania.