Monday, December 23, 2024
HomeInvestigimArrestohet mjeku monster Pëllumb Hysko, ngacmoi seksualisht pacienten.

Arrestohet mjeku monster Pëllumb Hysko, ngacmoi seksualisht pacienten.

TIRANË- Përfundon keq historia e mjekut manjak të spitalit të Sanatoriumit në Tiranë, pasi është vendosur në pranga. E gjitha nisi pasi një vajzë u ankua se ishte ngacmuar seksualisht nga mjeku imazherist Pëllumb Hysko në klinikën e tij private “Moskat”. Ajo tregoi për redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan se shkoi për një problem shëndetësor, por përfundoi me mjekun që e ngacmonte seksualisht duke e prekur edhe në pjesë intime. Siç u pa edhe nga pamjet e emisionit, pacientja i shkoi për dhimbje mesi, por mjeku e preku, madje e ftoi edhe për të kryer marrëdhënie seksuale. 

Pas publikimit të rastit, mjeku radiolog Pëllumb Hysko dhe tekniku laborant, Artur Zeko janë pezulluar menjëherë nga detyra. Drejtuesit e spitalit “Shefqet Ndroqi” kanë urdhëruar fillimin e një hetimi disiplinor dhe të Këshillit të Etikës për të gjithë punonjësit e përfshirë në këtë rast të paprecedentë. Por nuk ka mbetur me aq! Pas publikimit të materialeve, mjeku Hysko është vendosur në pranga nga Policia e Shtetit, ndërsa ndaj tij janë ngritur dy vepra penale: shpërdorim detyre dhe ngacmim seksual. Kolegu i tij, Artur Zeko, po hetohet në gjendje të lirë vetëm për “shpërdorim detyre”.

Artur Zeko, mjeku tjeter i ndaluar.

Reagimi i qendrës spitalore:

Ne dënojmë me ashpërsinë më të madhe çdo sjellje abuzive me pacientët. Abuzimi seksual është jo vetëm një veprim kriminal, por një shkelje e rëndë e besimit dhe etikës mjekësore, së cilës i jemi përkushtuar. Të gjithë ne mjekët dhe punonjësit e Spitalit “Shefqet Ndroqi” jemi thellësisht të tronditur, të tradhtuar dhe të revoltuar nga veprimet e kolegëve tanë. Por, duam të sigurojmë qytetarët se do të vijojmë të qëndrojmë në mbrojtje të shëndetit, dinjitetit dhe mirëqenies së tyre. Falënderojmë emisionin “Stop” për denoncimin e këtij rasti abuziv dhe inkurajojmë çdo qytetar dhe media të bëjnë të njëjtën gjë nëse ndodhen përpara situatave të shëmtuara që kompromentojnë misionin fisnik të mjekut dhe të personelit tonë, të cilët shërbejnë për të shëruar dhe shpëtuar jetë njerëzish. Ky rast na bën të ndiejmë përgjegjësinë për t’u kërkuar ndjesë publike qytetarëve dhe sigurojmë publikun se çdo rast i ngjashëm do të marrë përgjigjen e merituar ligjore në bashkëpunim me organet përkatëse, duke siguruar ndëshkimin e individëve që kompromentojnë misionin e shenjtë të mjekut.

NJOFTIMI I POLICISË:

DVP Tiranë

Në lidhje me një rast të transmetuar mbrëmjen e djeshme, në emisionin investigativ “Stop”, ju bëjmë me dije se: Pas transmetimit të pamjeve filmike, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë ndaluan shtetasin P. H., 58 vjeç, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Ngacmimi seksual” parashikuar nga neni 248 dhe 108/a të Kodit Penal. Gjithashtu proceduan në gjendje të lirë shtetasin A. Z., 51 vjeç, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon stafin e emisionit investigativ “Stop”, mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments