Një prej personave që humbi jetën në ngjarjen e rëndë të ndodhur në Shkodër është Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit.
Hamza Lici ndodhej në një automjet, bashkë me Arlind Bushatin, kur ndaj tyre është qëlluar me armë zjarri nga një tjetër automjet.
Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën Hamza Lici, ndërsa është plagosur rëndë Arlind Bushati, i cili është transportuar drejt spitalit.
Automjeti që udhëtonin këta shtetas, dyshohet ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur një motoçikletë që udhëtonte shtetasi B.B dhe bashkëshortja e tij shtetasja Flutra Basha, ku si pasojë e përplasjes së automjetit me motomjetin ka ndërruar jetë kjo e fundit, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë në spital shtetasi B.B
Ibrahim Lici njihet si një nga të fortët e Shkodrës, i cili sipas autoriteteve, dyshohet për disa ngjarje të rënda kriminale.
Nuk dihet nëse Hamza Lici ishte objektiv i atentatit, pikërisht për shkak të mbiemrit që mban, apo ka qenë i përfshirë në një tjetër ngjarje.
Hamza Lici ka reaguar vite më parë, kur policia njoftonte arrestimin e vëllait të tij, Ibrahim Lici, ndërsa sqaronte se ky i fundit nuk ishte arrestuar por ishte dorëzuar dhe kishte kërkuar azil në vendin ku jetonte.