Pas dorëheqjes së Elton Alushit nga drejtimi i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në krye të bluve të kryeqytetit është komanduar Oliger Torba.
Burime bëjnë me dije se vendimi është marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, ndërsa pritet që në orët në vijim të ketë edhe një njoftim zyrtar lidhur me ndryshimet në drejtimin e Policisë së Tiranës.

Elton Alushi kishte drejtuar Policinë e Tiranës prej afro dy vitesh, ndërsa ende nuk dihen shkaqet që çuan në paraqitjen e dorëheqjes së tij.

