Detaje të reja kanë dalë për ngjarjen e mbrëmjes së djeshme, ku një person në fshatin Sevaster të Vlorës mbeti i plagosur. Sipas raportimeve të policisë, i plagosur ka mbetur shtetasi Sh. K., 37 vjeç, banues në Sevaster, ku dyshohet se është vetëplagosur aksidentalisht në këmbë me një armë gjahu që e mbante pa leje.

Ndërkohë, ai ndodhet në spital ku po merr mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale u referuan në Prokurori për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive.

