HomeKronikeEglant Koci dyshohet se u vra nga shoku i tij i ngushtë...

Eglant Koci dyshohet se u vra nga shoku i tij i ngushtë për kriptovaluta.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se dyshimet e deritanishme të hetuesve të Krimeve të Rënda në Policinë e Tiranës lidhen me një sasi parash digjitale që 34-vjeçari posedonte në aparatin e tij celular. Kjo pistë po konsiderohet si një nga motivet kryesore që mund të ketë çuar në rrëmbimin e tij.

Sipas Policisë, si autor i dyshuar i rrëmbimit është identifikuar dhe shpallur në kërkim Armand Shaka, 41 vjeç, i cili dyshohet se ka mbajtur peng Eglant Koçin. Hetuesit po përpiqen të zbardhin nëse ai ka vepruar i vetëm apo me urdhër të personave të tjerë.

Nga veprimet hetimore është bërë e mundur gjetja e motomjetit të 34-vjeçarit, si dhe identifikimi i ambientit ku ai dyshohet se ka hyrë për herë të fundit. Sipas provave të mbledhura deri tani, nga ky ambient ka dalë vetëm autori i dyshuar, i cili mendohet se mund ta ketë transportuar më pas 34-vjeçarin me automjet.

Kontrolle të shumta janë ushtruar në ambientin ku dyshohet se është mbajtur peng i riu, si dhe në zona të tjera, por deri tani nuk është bërë e mundur gjetja e tij.

Në kuadër të hetimeve është arrestuar edhe Enea Zyferi, 25 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi dyshohet se ka ndihmuar Armand Shakën pas ngjarjes.

Ndërkohë, automjeti me të cilin dyshohet se është transportuar Eglant Koçi është gjetur dhe sekuestruar si provë materiale. Policia thekson se kërkimet për gjetjen e 34-vjeçarit vijojnë intensivisht, ndërsa për shkak të hetimeve në zhvillim nuk janë bërë publike të gjitha detajet e dosjes.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments