Një aksident rrugor është regjistruar këtë të premte në aksin Elbasan-Librazhd, në zonën e Labinot Fushës.
Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, duke shkaktuar dëme materiale. Sipas informacioneve paraprake, nuk raportohet për persona të lënduar.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ndërsa grupi hetimor po kryen veprimet për dokumentimin e aksidentit dhe përcaktimin e shkaqeve të përplasjes.
Ndërkohë, autoritetet po punojnë për menaxhimin e qarkullimit në këtë aks, ndërsa vijojnë verifikimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

