Demo, personazhi që shfaqet në videot intime të regjistruara në shtëpinë e kompozitorit Adi Hila, rezulton se është një biznesmen i njohur në fushën e prodhimit të verave. Të paktën, kështu raportojnë mediat, duke zbuluar dhe inicialet e tij, Demo.H.
Ky shtetas është kërkuar të pyetur nga shërbimet e Policisë së Tiranës, por ndodhet jashtë vendit sepse atje ushtron aktivitetin si biznesmen, kryesisht në prodhimin dhe tregtimin e pijeve alkoolike.
“Është alarm o Demo”, dëgjohet të thotë Adi Hila teksa i drejtohet mikut të tij, i cili para se të shtrohej në krevat për të kryer marrëdhënie intime, dallon kameran e fshehur mbi tavolinë, ndërkohë kompozitori i thotë se ajo nuk ishte kamer, por orë me alarm.
Mirëpo, gjatë marrjes në pyetje në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, Adi Hila ka pranuar se pajisja nga e cila kanë rrjedhur pamjet e marrëdhënieve intime me personazhe të estradës, është vendosur prej tij dhe ka qenë një kamer.

Ndërsa në një vidio tjetër, shfaqen dy gra, një ndër të cilat është një zonjë nga bota e biznesit, me emrin Dardana.B, e cila merret me prodhimin dhe shitjen e qirinjve dekorative dhe me arredimin e ambienteve në raste festash. Ndërsa zonja tjeter në vidio ende mbetet e paidentifikuar.
Gjatë ditëve të fundit, opinioni publik është shokuar nga rrjedhja e disa videove intime nga një kamer që ishte vendosur në dhomën e gjumit të kompozitorit të njohur Adrian Hila dhe aludimet për personazhet e përfshirë janë të shumta.

