HomeKronikeGazetari Toska përballet me Agron Taren: Më kërcënoi me jetë! Vëllai yt...

Gazetari Toska përballet me Agron Taren: Më kërcënoi me jetë! Vëllai yt fshehu vilat e Ballukut! Je bixhozxhi!

Një përplasje e fortë me akuzat të rënda ka shpërthyer drejtpërdrejt në studion e emisionit “Minuta e Parë”,  ku gazetari Almer Toska u përball me Agron Taren për akuzat mbi lidhjet me Belinda Ballukun dhe hetimet e drejtësisë.

Toska lëshoi akuza alarmante duke deklaruar se jeta e gazetarëve në Shqipëri është në rrezik të drejtpërdrejtë nga ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku dhe rrethi i saj i drejtorëve, duke përmendur goditjen e një gazetareje si një tentativë të pastër për vrasje.

“Jeta e gazetarëve në Shqipëri është vënë në rrezik nga Balluku dhe drejtorët e saj. Një gazetare e ‘Fiks Fare’ është aksidentuar dhe përplasur me motomjetin e saj nga një person, çka duket qartë se ka qenë tentativë për vrasje vetëm sepse gazetarja intervistoi Belinda Ballukun. Mirzeta Kashnica është kërcënuar, bashkëshorti i saj është shtyrë të vetëvritet. Çështja Balluku është vazhdimësi: po kërcënohen dhe vriten gazetarët,” denoncoi Toska.

“Ky person që kam përballë më ka kërcënuar mua me jetë, është kërcënim i drejtpërdrejtë nga Belinda Balluku. Do të flas me prokurorinë për këtë gjë, është diçka shumë e rëndë. Po jetojmë në shtet kriminal sepse po i vjen fundi kësaj klike të korruptuar të drejtuar nga Belinda Balluku. Agron Tare ka lidhje të ngushtë me Ballukun që në rini të hershme. Ti je narkoman, bixhozxhi! Ju si familje jeni të gjithë për burg, vëllai yt është i përfshirë në çështjen e Ballukut me dy vila në emër të tij,” përfundoi Toska.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments