HomeKronikeErgys Agasi rrihet për vdekje nga dy tropojanë të dënuar me burgim...

Ergys Agasi rrihet për vdekje nga dy tropojanë të dënuar me burgim të përjetshëm!

Ergys Agasi di shumë, ndoshta më shumë se çdo kush tjetër në prapaskenat e këtij pushteti, ndaj goditja e tij brenda murit të burgut ishte thjesht çështje kohe. Gazeta “SOT” ka mësuar se njeriu i konsideruar për vite me radhë si eminenca gri e Edi Ramës dhe ura e tij më e besuar me botën e krimit, është rrahur e masakruar barbarisht brenda në qeli nga dy të dënuar me burgim të përjetshëm me origjinë nga Tropoja. Burime konfidenciale bëjnë me dije se dhunimi i tij brutal nuk ishte një sherr i zakonshëm mes të dënuarish apo një përplasje e çfarëdoshme e çastit, por një goditje e pastër me porosi mafioze me urdhër të prerë për t’i mbyllur gojën përgjithmonë. Sulmuesit e masakruan fizikisht duke i lënë vetëm gjuhën pa i prerë, si një paralajmërim të përgjakshëm e të drejtpërdrejtë se nëse flet, dëshmon apo nxjerr sekretet e mëdha që zotëron, herën tjetër do t’ia presin edhe atë.

Prapaskena e transferimit me ngut drejt Fierit

Kjo ngjarje tronditëse dyshohet se shpjegon edhe aksionin e papritur të mëngjesit të djeshëm në paraburgimin e Bradasheshit ku papritur, forcat speciale të Policisë së Burgjeve zbarkuan papritur në ambientet e këtij institucioni. Ndërsa shumë nga “banorët” e qelive menduan se bëhej fjalë për një kontroll të zakonshëm në kërkim të sendeve të paligjshme, efektivët e DAP-it kishin vetëm një objektiv të vetëm: Ergys Agasin. Atij i është komunikuar urdhri i transferimit të menjëhershëm. Në katin e parë të paraburgimit ka pasur debate të forta e tensione verbal mes tij dhe efektivëve, pasi Agasi këmbëngulte me ngulm të njihej më parë me dokumentin zyrtar dhe destinacionin se ku po e dërgonin. Në mesditë, ai mbërriti nën masa të rrepta sigurie në burgun e Fierit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments