Monday, December 23, 2024
HomeUncategorizedA ishte Ibrahim Lici në makinën e masakrës në Shkodër?

A ishte Ibrahim Lici në makinën e masakrës në Shkodër?

Personi që qëndron në vendngjarje ka ngjashmëri të frikshme të shumëkërkuarin Ibrahim Lici, i cili dyshohet se ishte i pranishëm në makinë me dy viktimat Hamza Lici dhe Arlind Bushatin.

Ibrahim Lici, i veshur me të zeza, i cili është parë pranë trupit të pajetë të Hamza Licit me duart me gjak, dyshohet se është pikërisht personi që ka qenë në makinë, kur automjeti i Hamza Licit dhe Arlind Bushatit u qëllua me breshëri plumbash.

Atentati me armë zjarri që tronditi Shkodrën dhe mbarë opinionin publik, po hetohet intensivisht nga Policia kriminale.

 Nuk përjashtohet mundësia nga grupi hetimor që Ibrahim Lici të ketë qenë personi i tretë që ndodhej në makinë me viktimat e atentatit në Shkodër, Hamza Licin dhe Arlind Bushatin.

Gjithashtu policia është ende konfuze për identitetin e personit të tretë në makinë, pasi ka pasur të dhëna se Ibrahim Lici ndodhej në Turqi.


Fatkeqësisht kjo ngjarje pati pasoja të rënda me 3 viktima, ku mbetën të vdekur Hamza Lici, Arlind Bushati dhe një kalimtare e rastit, Flutura Basha. Ende nuk janë identifikuar autorët të cilët kanë djegur dhe automjetin me të cilin kryen atentatin, por policia dyshon se kanë qenë dy ekzekutorë me kallashnikovë dhe një i tretë që drejtonte makinën e tyre.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments