Një shtetas shqiptar është plagosur me armë nga policia greke pasi tentoi të qëllonte në drejtim të efektivëve gjatë një kontrolli.
Sipas mediave greke, rreth orës 5 të mëngjesit, policë të Njësisë Kundër Shantazheve po kryenin një kontroll rutinë në zonë, kur identifikuan të dyshuarin.
Pas një ndjekjeje të shkurtër, ai tentoi të drejtonte armën ndaj forcave të rendit, të cilët reaguan duke qëlluar dhe e plagosën në vesh.

Mediat greke bëjnë me dije se bëhet fjalë për një shtetas shqiptar me nofkën “Titi”, i cili më parë kishte qenë në shënjestër të policisë për krime të rënda si vrasje dhe grabitje.
“Titi” ishte akuzuar më parë si anëtar kryesor i një organizate kriminale dhe ishte një nga ata që në qershor 2019 ishin arratisur nga Metagogon në Petrou Ralli, duke mbajtur peng oficerët e policisë, shkruan gazeta Greke, Protothema.
Më pas ai u arrestua, u transferua në Shqipëri dhe u kthye në Greqi për të vazhduar aktivitetet e tij.

