Pas aksidentit të rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Kardhiq-Delvinë, ku mbetën të plagosur tre persona dhe humbi jetën një tjetër, policia ka bërë të mundur zbardhjen e emrave.

Sipas raportimeve, të plagosur nga aksidenti kanë mbetur Shyqiri Liko, Dalip Troka dhe Erjon Barjamaj nga Fieri. Gjendja e tyre nuk është shqetësuese, ndërkohë po dërgohen për mjekim të specializuar në Spitalin Rajonal të Vlorës.
Sakaq, nga ky aksident nuk mundi t’u mbijetojë plagëve Orest Mahmutaj nga Lazarati, 20 vjeç.

