HomeBotaEMRI/ I dënuar për drogë, 48-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu i Koridhalos...

EMRI/ I dënuar për drogë, 48-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu i Koridhalos në Greqi. Doli nga depoja qendrore dhe…

Një alarm është dhënë nga autoritetet greke pasi një i burgosur është arratisur mëngjesin e sotëm nga burgu i Koridhalos, në Athinë, rreth orës 09:00.

Sipas informacioneve paraprake, i arratisuri është 48-vjeçari shqiptar Edmond Tafa, i cili po vuante një dënim shumëvjeçar për çështje të lidhura me trafikun e drogës.

Autoritetet thonë se arratisja ka ndodhur nga zona e depos qendrore të materialeve brenda institucionit penitenciar, duke përfituar nga hapja e një dere dhe një moment pakujdesie të stafit, gjatë kohës kur po kryheshin veprime rutinë për nxjerrjen e mbeturinave.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments