HomeInvestigimShkolla, polici, kadastër, bashki, spitale e gjykata: harta e skandaleve sek*uale në...

Shkolla, polici, kadastër, bashki, spitale e gjykata: harta e skandaleve sek*uale në institucionet shqiptare

Nga policia dhe arsimi te administrata dhe vendi i punës, rastet e ngacmimit seksual dhe abuzimit vazhdojnë të përbëjnë një problem serioz në Shqipëri. Por pas çdo rasti që del në dritë lind e njëjta pyetje: a janë institucionet shqiptare në gjendje të parandalojnë abuzimin dhe të garantojnë mbrojtjen e viktimave?

Rastet e raportuara gjatë viteve të fundit tregojnë se fenomeni nuk kufizohet në një sektor të vetëm. Përkundrazi, raste të hetuara nga organet e drejtësisë kanë përfshirë edhe persona që ushtrojnë funksione publike.

Një rast i rëndësishëm u bë publik në shtator 2025 në Gjirokastër. Prokuroria njoftoi se kishte lëshuar urdhra ndalimi ndaj dy punonjësve të policisë, të dyshuar për veprën penale të “ngacmimit seksual” ndaj të miturve. Sipas Prokurorisë, hetimi nisi pasi autoritetet u vunë në dijeni për një material video ku shfaqej një punonjës policie në një situatë me natyrë seksuale me një të mitur. Në të njëjtin hetim u identifikua edhe një rast tjetër ku dyshohej një punonjës tjetër policie.

 

Arsimi, një tjetër hapësirë vulnerabël

Edhe institucionet arsimore nuk janë të përjashtuara nga raste të tilla. Në tetor 2026, një rast në Lushnjë përfshiu një mësues të dyshuar për “ngacmim seksual”, “shpërdorim detyre” dhe “pornografi”. Sipas raportimit të vendimit gjyqësor, ndaj personit nën hetim u caktua masa e sigurimit “arrest në burg”

Mjeksia: 

Korçë, maj 2026: Një kirurg i Spitalit Rajonal të Korçës u arrestua pas kallëzimit të një pacienteje 21-vjeçare, e cila e akuzoi për ngacmim seksual gjatë trajtimit mjekësor. Gjykata më pas caktoi ndaj mjekut masën “arrest në shtëpi”. Mjeku i ka mohuar akuzat

Tiranë, nëntor 2025: Policia njoftoi arrestimin e një mjeku 56-vjeçar, pas materialeve të transmetuara në emisionin investigativ “Stop”, ku ai dyshohej se kishte ngacmuar seksualisht një paciente. Çështja iu referua Prokurorisë së Tiranës

Bashkia: 

Në Tepelenë, në janar 2023, një mësues i arrestuar nën dyshimin për ngacmim seksual ndaj dy nxënëseve të mitura raportohej edhe si anëtar i Këshillit Bashkiak të Tepelenës. Raportimi mediatik pretendonte se ai ishte zgjedhur si këshilltar nga PS

Nga heshtja te denoncimi

Një nga barrierat kryesore në rastet e ngacmimit seksual është heshtja. Viktimat mund të përballen me frikën e humbjes së vendit të punës, presionin social, frikën nga hakmarrja ose mosbesimin ndaj institucioneve.

Kjo është veçanërisht problematike kur personi i dyshuar ka autoritet mbi viktimën.

Pikërisht për këtë arsye, lufta kundër ngacmimit seksual nuk mund të matet vetëm me numrin e arrestimeve apo procedimeve. Duhet parë edhe nëse ekzistojnë kanale konfidenciale raportimi, nëse viktimat marrin mbështetje ligjore dhe psikologjike dhe nëse institucionet reagojnë pa i ekspozuar ato ndaj presionit të mëtejshëm.

Në vitet e fundit janë ndërmarrë edhe ndryshime ligjore. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar zgjerimin e kuadrit ligjor për dhunën ndaj grave, duke përfshirë në mënyrë të posaçme ngacmimin seksual dhe format e dhunës të lehtësuara nga teknologjia, përfshirë shpërndarjen e imazheve intime pa pëlqim

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments