HomeKronikeOperacioni Indentiteti / Prokuroria zbulon 19 mijë falsifikime emrash dhe çertifikata

Operacioni Indentiteti / Prokuroria zbulon 19 mijë falsifikime emrash dhe çertifikata

Hetimet e Prokurorisë së Tiranës kanë zbuluar se nga përdoruesi Pandeli Shiroka, në sistemin e Gjendjes Civile në Horë-Vranisht, janë kryer gjithsej rreth 19 mijë ndërhyrje.

Sipas hetimeve, numri më i lartë i falsifikimeve dhe ndërhyrjeve është regjistruar pas datës 25.04.2025.

Gjatë kësaj periudhe, sipas Prokurorisë, administrimi i sistemit të regjistrit i është kaluar kompanisë Sof Solution, duke larguar kompaninë austriake Xiom.

Prokuroria ka kërkuar ndërhyrjen e AKSHI-t pranë Gjendjes Civile për të kryer bllokimet e nevojshme, por kërkesat kanë mbetur pa përgjigje, duke ngritur dyshime për neglizhencë nga ana e institucionit.

Operacioni Indentiteti / Prokuroria zbulon 19 mijë falsifikime emrash dhe çertifikata

174

SHARES

Skandali i falsifikimeve në Regjistrin e Gjendjes Civile, 19 mijë ndërhyrje të zbuluara nga Prokuroria e Tiranës

Hetimet e Prokurorisë së Tiranës kanë zbuluar se nga përdoruesi Pandeli Shiroka, në sistemin e Gjendjes Civile në Horë-Vranisht, janë kryer gjithsej rreth 19 mijë ndërhyrje.

Sipas hetimeve, numri më i lartë i falsifikimeve dhe ndërhyrjeve është regjistruar pas datës 25.04.2025.

Gjatë kësaj periudhe, sipas Prokurorisë, administrimi i sistemit të regjistrit i është kaluar kompanisë Sof Solution, duke larguar kompaninë austriake Xiom.

Prokuroria ka kërkuar ndërhyrjen e AKSHI-t pranë Gjendjes Civile për të kryer bllokimet e nevojshme, por kërkesat kanë mbetur pa përgjigje, duke ngritur dyshime për neglizhencë nga ana e institucionit.

Ndërkohë, pritet të merren në pyetje ish-zyrtarë dhe zyrtarë aktualë të AKSHI-t.

Sipas të dhënave të hetimit, logimet në sistem janë kryer kryesisht përmes VPN-ve, me adresa IP britanike.

Ndërhyrjet dhe falsifikimet masive dyshohet se kanë prekur disa qytete, kryesisht zona bregdetare, si:

  • Durrësi
  • Vlora
  • Lezha

Kompania Sof Solution rezulton në pronësi të biznesmenit Ermal Beqiri, i cili ndodhet në arrati. Kompania është sekuestruar tashmë nga SPAK në kuadër të hetimeve për aferën e AKSHI-t. Më herët përgjatë shtator 2026 policia shpalli në kërkim shtetasin Indrit Aliu alias David Isac. Ky hetim ndiqet nga prokurori Ndini Tavani.

Tiranë/Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në drejtimin e Prokurorisë, operacioni i koduar “Identiteti”.

Ekzekutohet masa e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, për 2 shtetas të dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.Shpallet në kërkim një 41-vjeçar, të cilit Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.Në kuadër të operacionit, u ekzekutua masa e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, caktuar nga Gjykata, për shtetasit:O. O., 44 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë punonjëse e një njësie administrative në Tiranë;A. K., 30 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë specialist IT në Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile.

 

 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments