HomeInvestigimSali Berisha do qëndroje në arrest. Gjykata Kushtetuese vendosi që nuk duhej...

Sali Berisha do qëndroje në arrest. Gjykata Kushtetuese vendosi që nuk duhej miratimi parlamentit për arrestimin e tij.

Gjykata Kushtetuese rrëzon ankimin e Sali Berishës për masën e sigurisë ‘detyrim me paraqitjeje’, dhënë fillimisht nga GJKKO për ish-kryetarin e PD-së në hetim për ‘korrupsion’ pasiv për aferën e privatizimit të ish-kompleksit Sportiv Partizani.

Në vendimin e Gjykatës Kushtetuese që është marrë unanimisht, thuhet se nuk ishte i nevojshëm autorizimi i Kuvendit dhe se kjo masë nuk përbën kufizim të lirisë personale.

Por Kushtetuesja shfuqizoi vendimin e GJKKO për “ndalimin e daljes jashtë vendit”, që ka të bëjë me sekuestrimin e pasaportës.

Vendimin e shpalli sot në orën 19:00, vetë Kryetarja e Gjykatës, Holta Zaçaj, në një komunikim me gazetarët, “në lidhje me çështjen me kërkues Sali Berisha”.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments