Lufta ndaj krimit të organizuar duket se ka hyrë në një fazë të re edhe brenda sistemit penitenciar shqiptar. Pas rihapjes së regjimit të posaçëm “41 Biss”, burime jo zyrtare bëjnë me dije se është hartuar një listë me 27 të dënuar dhe persona me rrezikshmëri të lartë, të cilët pritet t’i nënshtrohen këtij regjimi të ashpër sigurie në burgjet ku aktualisht ndodhen.

Sipas informacioneve që qarkullojnë në qarqet e sigurisë, në listën paraprake përfshihen emra të njohur të botës së krimit në Shqipëri, mes tyre Indrit Shaqja, Laert Haxhiu, Redian Rraja, Safet Bajri, Gëzim Guri, Bledar Selmanaj, Leonard Duka, Gjergj Cukali, Miklova Parubi, Plarent Dervishaj, Fehmi Meziu, Bujar Shega, si edhe vëllezërit HoxhaOsmani, ku njëri prej tyre u përfol pas sekuestrimit të një telefoni celular nga SPAK në IEVP Durrës.

