Eduard Alikaj është dhunuar në ambientet e paraburgimit të Vlorës, ku ndodhej në pritje të ekstradimit.
Sipas burimeve, ngjarja ka nisur fillimisht si një konflikt verbal mes të paraburgosurve, i cili më pas ka degraduar në dhunë fizike. Dyshohet se Alikaj është goditur nga pesë persona të tjerë të paraburgosur.

Mësohet se Eduard Alikaj vijon të ndodhet në paraburgimin e Vlorës, ndërsa pesë personat e përfshirë në konflikt pritet të transferohen.
Rrethanat e plota të incidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet edhe reagimi zyrtar i autoriteteve për ngjarjen.

