HomeKronikeNjoftoi vetë familjen dhe ambulancën, 31-vjeçari gjendet i pajetë te mbikalimi i...

Njoftoi vetë familjen dhe ambulancën, 31-vjeçari gjendet i pajetë te mbikalimi i Shkozetit

Një 31-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e kësaj të shtune pranë zonës së mbikalimit të Shkozetit në Durrës. Viktima, i identifikuar me inicialet D.D., dyshohet se ka pësuar probleme shëndetësore pak çaste para se të ndërronte jetë.

Sipas burimeve paraprake, i riu kishte kontaktuar vetë familjarët dhe shërbimin e urgjencës, pasi kishte shfaqur shqetësime të forta dhe nuk ndihej mirë. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur ambulanca, ndërsa ekipi mjekësor i ka dhënë ndihmën e parë dhe e ka transportuar drejt spitalit.

Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 31-vjeçari nuk ka arritur të mbijetojë.

Trupi është dërguar në morgun e spitalit të Durrësit, ku pritet të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes. Dyshimet fillestare flasin për një arrest kardiak, ndërsa grupi hetimor po vijon verifikimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments