Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të shtunë në Durrës, ku një 28-vjeçar nga Filipinet ka humbur jetën.
Sipas informacioneve të policisë, viktima është shtetasi filipinez A. R., 28 vjeç, i cili po punonte me një pompë për heqjen e ujit nga varka kur ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, kontakt i cili i ka marrë jetën.

Njoftimi i plotë i policisë:
Rreth orës 12:20, në lagjen nr. 1, Durrës, në një varkë që ndodhej në det, shtetasi filipinez A. R., 28 vjeç, punëtor i një firme private, duke punuar me një pompë për heqjen e ujit nga varka, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Si pasojë, ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

