HomeKronike“Jemi kamikazët tuaj…”/ PËRGJIMI Balla-Rama-Suel Çela: Arrestoni kë themi ne, ju japim...

“Jemi kamikazët tuaj…”/ PËRGJIMI Balla-Rama-Suel Çela: Arrestoni kë themi ne, ju japim 9 deputetë!

“Jemi kamikazët tuaj…”/ PËRGJIMI Balla-Rama-Suel Çela: Arrestoni kë themi ne, ju japim 9

Gazetari Basir Çollaku ka publikuar një pjesë përgjimesh që, sipas tij, janë pjesë e dosjes së grupit kriminal të drejtuar nga Suel Çela, e cila ndodhet në Gjykatën e Posaçme (GJKKO).

 

 

Në materialin e bërë publik, pretendohet se në një bisedë mes personave të përfshirë përmendet edhe emri i Taulant Ballës, si dhe një komunikim i pretenduar me Edi Ramën. Biseda ngre dyshime për një kërkesë ndaj përfaqësuesve të mazhorancës, në këmbim të mbështetjes politike në zgjedhje.

Sipas përmbajtjes së përgjimit, personat në bisedë pretendojnë se i kanë kërkuar palës tjetër të ndërhyjë për disa çështje konkrete, mes tyre arrestimin e dy personave, të identifikuar në bisedë si Arti dhe Lenci.

Në këmbim, në përgjim përmendet premtimi për sigurimin e nëntë deputetëve të Partisë Socialiste, ndërsa bashkëbiseduesi shprehet se grupi do të garantonte qetësi dhe kontroll në zonën ku vepronte.

Më tej, në bisedë përmendet edhe fakti se kërkesat duhej të përmblidheshin me shkrim për t’ia përcjellë Edi Ramës. Një prej personave shprehet se ia kishin dërguar.

Gazetari Basir Çollaku ka publikuar një pjesë përgjimesh që, sipas tij, janë pjesë e dosjes së grupit kriminal të drejtuar nga Suel Çela, e cila ndodhet në Gjykatën e Posaçme (GJKKO).

 

 

Në materialin e bërë publik, pretendohet se në një bisedë mes personave të përfshirë përmendet edhe emri i Taulant Ballës, si dhe një komunikim i pretenduar me Edi Ramën. Biseda ngre dyshime për një kërkesë ndaj përfaqësuesve të mazhorancës, në këmbim të mbështetjes politike në zgjedhje.

Sipas përmbajtjes së përgjimit, personat në bisedë pretendojnë se i kanë kërkuar palës tjetër të ndërhyjë për disa çështje konkrete, mes tyre arrestimin e dy personave, të identifikuar në bisedë si Arti dhe Lenci.

Në këmbim, në përgjim përmendet premtimi për sigurimin e nëntë deputetëve të Partisë Socialiste, ndërsa bashkëbiseduesi shprehet se grupi do të garantonte qetësi dhe kontroll në zonën ku vepronte.

Më tej, në bisedë përmendet edhe fakti se kërkesat duhej të përmblidheshin me shkrim për t’ia përcjellë Edi Ramës. Një prej personave shprehet se ia kishin dërguar materialin dhe se pritej një reagim.

 

 

Reagimi i plotë i Çollakut:

Përgjimi/ Balla-Rama me Suel Çelën?! Arrestoni kë themi ne, ju japim 9 deputetë, jemi kamikazët tuaj..

Zgjedhjet, biznesi dhe vettingu kanë qenë tre prioritetet e bandave dhe trafikantëve, sipas përgjimeve të shumta të sky enchrochat.

A kishte Edi Rama dhe Taulant Balla marrëveshje me grupin e strukturuar kriminal të Suel Çelës një marrëveshje?!

Çfarë kërkonte banda, çfarë ofronte Rama dhe Balla?!

Kontrata?! Bëj arrestimet e listës sonë dhe ne të japim nëntë deputetë. Jemi kamikazë për ju.. A dha Rama miratimin?!

Çfarë kërkoi grupi i Çelës u realizua, çfarë kërkoi grupi i Ramës dhe Ballës gjithashtu…

Ky tekst më poshtë është pjesë përgjimi e dosjes “Çela” e cila është në Gjykatën e Posaçme. Ka mjaft të tjera, për emra të pushtetit dhe drejtësisë. Por asnjëri nuk lshtë trazuar deri tani.

PERGJIMI

“..Mos u fut te dera kryesore

Hajde këtu të të shoh te kamera, të hap derën

Me ça po vjen..

E hajde na ktu te dera e lokalit të ri

Hyn hyn

Hec ktu po të them unë

 

 

E ke parasysh sa kalon derën kryesore që ikën në kusarth dera e parë majtas

Ok, hajde te qentë

Kishim gjyqin sot

Dhe nesër jeni dy gjyqe të majmos dhe te krimet e randa

Sot u shty

He ded

Çoj haber fates të shkruj sonte

Po na narkon fort me gjana që sjanë aq madhore për tu diskutu aq shumë

Po ded po i shkruaj sonte unë..

Çoja telefon sonte tshkruj

Tani më dëgjo pak

Zdesha ta them se ti fillon me paranoja

Folëm me taulant

I tham që ne sdym as tendera as dretori

Asigja për gjygje, për polici etj

Po më ndjek

Ti shkruj me të shkurtra sms

Ne kërkojm të merrni me çështjen e pentitit

Arrestoni artin dhe lencin, pse nuk arrestohen, ka fol burri huj me detaje

Apo vetëm për kto duhen prova amrrikane

Po më ndjek

I kërkuam arrestoi ne ju garantojmë 9 deputet ps

Sdo keni as ngjarje asgjë

Ne do jeni ma të fortë e kemi venin në kontroll

Jemi kamikazë për ju

Tha mi shkruj me i cop letër me detaje për tja çu Ramës

Ja çum ne tha po do e baj

Po ju tha do mani llafen, po i tha bujar do e…”

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments