HomeInvestigimAutomjeti del nga rruga në Elbasan, përfundon në përroin e Zaranikës

Automjeti del nga rruga në Elbasan, përfundon në përroin e Zaranikës

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të premte në qytetin e Elbasan, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përroin e Zaranikës.
Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin, ndërsa automjeti ka përfunduar jashtë karrexhatës duke rënë në anë të përroit. Fatmirësisht, personat që udhëtonin në mjet kanë arritur të shpëtojnë mrekullisht pa pësuar lëndime serioze.

Menjëherë pas sinjalizimit, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në këtë aksident.

Ngjarja ka tërhequr edhe vëmendjen e banorëve dhe drejtuesve të mjeteve që kalonin në zonë, ndërsa automjeti ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments