HomeInvestigimBllokohet autostrada Tiranë-Elbasan prej më shumë se dy orësh, regjistrohen radhë kilometrike...

Bllokohet autostrada Tiranë-Elbasan prej më shumë se dy orësh, regjistrohen radhë kilometrike mjetesh

Trafik i rënduar dhe radhë kilometrike janë krijuar këtë pasdite në autostradën Tiranë–Elbasan.
Prej më shumë se dy orësh automjetet kanë mbetur pothuajse totalisht të bllokuara, pa lëvizur fare.

Kolona e mjeteve me tre rreshta shtrihet nga dalja e tunelit deri pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit, duke krijuar vështirësi të mëdha për drejtuesit e mjeteve dhe udhëtarët.

Deri në këto momente nuk ka ende një informacion zyrtar mbi shkakun e bllokimit të aksit, ndërsa drejtuesit e automjeteve vijojnë të presin në trafik prej orësh.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments