HomeKronikeDhunohet me sende të forta kreu i AKU Shkodër, Ramir Haderi! Plagë...

Dhunohet me sende të forta kreu i AKU Shkodër, Ramir Haderi! Plagë në kokë e trup

Mbrëmjen e djeshme është goditur me sende të forta kreu i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) Shkodër, Ramir Haderi.

Mësohet se Haderi është sulmuar nga persona të paidentifikuar pranë lagjes ‘Rus’, ose siç quhet ndryshe ‘8-katëshi’.

Mësohet se Haderi ka marrë plagë në kokë e trup, dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Burime të pakonfirmuara raportojnë se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por pritet edhe një reagim zyrtar për të mësuar gjendjen e tij shëndetësore.

Ndërkohë Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe zbardhjen e plotë të këtij rasti.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/Informacion paraprak-Rreth orës 21:30, në Spitalin Rajonal Shkodër është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi R. H., me detyrë drejtor i AKU-së Shkodër, i cili ka deklaruar se në lagjen “Fahri Ramadani” është goditur me sende të forta nga një shtetas ende i paidentifikuar.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments