Ka nisur dita e 114 e protestës kombëtare qytetare kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
Pasi janë grumbulluar në sheshin Skënderbej, qytetarët janë nisur në marshim për tek Kryeministria.
Qytetarët kanë nisur të bëjnë thirrje në kor “Rama jep dorëheqjen”.

Me flamuj kombëtar, vijojnë thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe zëvendeskryeministres Belinda Balluku. Kjo e fundit akuzohet nga SPAK për një sërë veprash penale, që kanë të bëjnë me korrupsionin.
Paralelisht me tubimin në Tiranë, Rama në këto momente ndodhet në Michigan, ku po zhvillon takim me disa prej shqiptarëve atje. Edhe në SHBA, takimet e kryeministrit janë pritur me protesta.

