Protestuesit janë zhvendosur para Ministrisë së Punëve të Brendshme. Sipas raportimeve, pas zhvendosjes, protestuesit kanë nisur të hedhin vezë në drejtim të forcave të rendit, të cilat kanë rrethuar zonën me kordon metalik për të garantuar sigurinë.
Ndërkohë, janë shënuar edhe incidente mes policisë dhe protestuesve. Si pasojë e përplasjeve, një protestues është shoqëruar nga policia.

Protesta nga qytetarët ishte paralajmëruar një ditë më parë dhe ka nisur rreth orës 10:00, në të njëjtën orë me zhvillimin e seancës plenare në Kuvend.

