HomePolitikeRama kërkon votimin për përjashtimin e Elisa Spiropalit nga PS-ja, për Veliajn:...

Rama kërkon votimin për përjashtimin e Elisa Spiropalit nga PS-ja, për Veliajn: “Jo, sepse i ka duart e lidhura”

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste të hidhet në votim përjashtimi i Elisa Spiropalit nga partia.

Lajmi bëhet i ditur nga burime për Euronews Albania, të cilat bëjnë me dije se kërkesa është bërë gjatë diskutimeve me dyer të mbyllura në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së.

Ndërkohë, gjatë diskutimeve për Erion Veliajn, mësohet se Rama është shprehur: “Për atë jo, sepse i ka duart e lidhura”.

Deklaratat e raportuara vijnë në një moment kur Asambleja e PS-së po zhvillon diskutime për organizimin e brendshëm të partisë dhe ndryshimet në drejtimin e saj politik.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments