HomeKronikeSkandali i videove intime, Adrian Hila përfundon në Polici

Skandali i videove intime, Adrian Hila përfundon në Polici

Në kuadër të hetimeve, burime bëjnë me dije se këtë të mërkurë pritet të merret në pyetje kompozitori Adrian (Adi) Hila, emri i të cilit është bërë pjesë e këtij rasti.

Videot janë shpërndarë masivisht kryesisht përmes aplikacioneve por edhe në rrjete sociale dhe platforma të tjera online. Në materialet që po qarkullojnë pretendohet se shfaqet kompozitori Adrian Hila në momente intime me disa këngëtare dhe artiste.

Marrja në pyetje e Adrian Hilës pritet të jetë një nga hapat e parë të hetimit për zbardhjen e plotë të çështjes dhe për përcaktimin e përgjegjësive, nëse do të konstatohen shkelje ligjore.

Ndërkohë, materialet intime vijojnë të qarkullojnë në kanale të ndryshme komunikimi, ndërsa autoritetet po verifikojnë përmbajtjen dhe mënyrën se si ato janë bërë publike.

 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments